LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit kundër mbylljes së gastronomisë, Ismajli: Nuk duhet të merret mostër Prishtina për të gjitha komunat

Komuna e Gjilanit kundër mbylljes së gastronomisë, Ismajli: Nuk duhet të merret mostër Prishtina për të gjitha komunat

Nënkryetari i komunës së Gjilanit Arbër Ismajli thotë se kujdesi duhet të rritet për shkak të pandemisë por sipas tij nuk duhet të ketë kufizime në këtë komunë.

Ismajli në RTV Dukagjini thotë se nuk janë dakord me disa masa të propozuara nga niveli qendrorë për mbylljen e gastronomisë.


Ai thotë se sektori i gastronomisë është shumë i rëndësishëm për këtë komunë pasi punëson shumë punëtorë.

“Në takimin e nesërm me kryeministrin Hoti do t’ia përcjellim disa shqetësime që Gjilani nuk ka nevojë për disa kufizime. Nga dita e parë deri më tani Gjilani nuk ka asnjë burim infeksioni nga gastronomia”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i komunës së Gjilanit thotë se rastet e kësaj komune janë të menaxhueshme dhe sipas tij “Prishtina nuk duhet të merret si mostër për sanksionimin edhe të komunave tjera”.

Ismajli thotë se deri sot në Gjilan janë 77 raste aktive me coronavirus

“12 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Gjilan ndërsa 2 tjerë në Klinikën Infektive në Prishtinë”, deklaroi me tej Arbër Ismajli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori