LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Ferizajt dënon rastin e vrasjes së rrëqebullit – kafshës së mbrojtur me ligj

Komuna e Ferizajt dënon rastin e vrasjes së rrëqebullit – kafshës së mbrojtur me ligj

Komuna e Ferizajt, përkatësisht, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, përmes Shoqatës së Gjuetarëve “Shqiponja” me të marr informacionin nga terreni, ka denoncuar në Policinë e Kosovës rastin e vrasjes së rrëqebullit – kafshë e mbrojtur me ligj në Kosovë.

Komuna e Ferizajt thekson se pret verdiktin e gjykatës përkitazi me këtë rast.


“Një akt i tillë, barbar varfëron faunën tonë dhe rrezikon zhdukjen përfundimtare të kësaj specie të mbrojtur me ligj. Autoritetet lokale si vazhdimësi të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, kanë marr njoftimin se është arrestuar një shtetas për këtë rast, qytetar i Ferizajt nga fshati Varosh, dhe se po kryhen hetimet e nevojshme si dhe procedura paraprake e paraparë me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin për media.

Autoritetet komunale falënderojnë Shoqatën e Gjuetarëve “Shqiponja” për angazhimin dhe bashkëpunimin, Policinë e Kosovës për korrektësinë e ndërveprimit si dhe gjithë akterët tjerë që në mënyrë konsistente ndërveprojnë që qytetarëve ferizajas t’i ofrohet një ambient i qetë dhe i sigurt.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori