LAJMI I FUNDIT:

Kompania më e madhe shqiptare, zgjerim dhe plane ambicioze në Kosovë

Kompania më e madhe shqiptare, zgjerim dhe plane ambicioze në Kosovë

Grupi Balfin është i njohur në Kosovë për praninë e tij me kompani të mëdha si Neptun, Jumbo dhe së fundmi është bërë pronare edhe e NewCo Ferronikelit, kompanisë më të madhe eksportuese në vend.

Vetëm kompania Jumbo ka 220 punonjës dhe 6 dyqane në Kosovë, në Prishtine, në Fushë Kosove, Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë. Sivjet ajo do të zgjerohet me një dyqan të ri në Pejë, duke bërë që numri i punonjësve të shkojë në 260.

Ndërkohë, kompania tjetër, Neptun aktualisht numëron 11 njësi dyqanesh për një total prej 247 punonjësish. Neptun ka planifikuar që për vitin 2019 të çelë edhe 4 dyqane të reja në Kosovë, duke e çuar kështu numrin total të të punësuarve në 286 persona.

Vitin e kaluar Grupi Balfin u bë edhe më i njohur për publikun në Kosovë, pas blerjes së fabrikës së Ferronikelit, e cila u rikthye funksionale pas problemeve të mbartura, duke rikthyer në punë rreth 2 mijë persona, mes punëtorëve të vetë fabrikës, dhe furnitorëve të ndryshëm të saj.

Investimet për Ferronikelin do të vijnë gjithnjë në rritje, duke mbajtur gjallë industrinë minerarë të Kosovës dhe duke u kthyer në një punëdhënës edhe më të madh, me vende të reja pune.

Balfin së fundi është diversifikuar në sistemin financiar dhe po vijon me intensitet investimet në turizëm dhe i ka sytë gjithnjë e më shumë të drejtuara drejt zgjerimit në rajon, përfshi edhe Kosovën.

Viti 2018 ka qenë më i miri nga pikëpamja e performancës dhe qarkullimit vjetor. Qarkullimi total vjetor i Balfin Group, përfshirë aktivitetin në Maqedoni, Bosnjë, Kosovë, ishte 500 milionë euro.

Grupi Balfin është në një proces të vazhdueshëm rritje, në aspektin e veprimeve dhe atë gjeografik.

Grupi menaxhon aktivitete të tilla si zhvillimi i pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, projektim dhe realizim të ndërtesave për banim, sigurimin e logjistikës së nevojshme dhe shërbimeve ndaj bizneseve, zhvillim të rrjeteve të shitjes me pakicë, industri minerare, telekomunikacion, financimi të konsumatorëve, etj.

Aktivitetet e Grupit Balfin mund të grupohen në pasuri të paluajtshme, tregti me pakicë, industri minerare, shërbime, investime, turizëm, energji dhe bujqësi.

Në Grupin Balfin janë të punësuar mbi 5 mijë persona nga të gjitha vendet ku Grupi është i pranishëm.

Në Kosovë, kompanitë e grupit kanë njohur një rritje të konsiderueshme gjatë këtyre viteve.

Ato kanë performuar pozitivisht, duke pasur një rritje në të gjitha drejtimet. Sidomos në sektorin e retail-it të organizuar, pra shitjeve me pakicë në pika të organizuara shitjesh.

Zgjerimi i Grupit Balfin në rajonin e Ballkanit dhe më tej

Në vitin 2019, Balfin do ta zgjerojë portofolin e tij në Ballkan dhe do ta shtrijë veprimtarinë deri në Moldavi, ndërkohë që është duke parë në mënyrë aktive edhe mundësitë në Evropën Perëndimore. Grupi gjithashtu po shqyrton potencialin në tregun afrikan për investime të mundshme.

Balfin është gjithnjë në mbështetje të ideve të reja të biznesit dhe për këtë qëllim organizon çdo vit konkursin “Ideja jote për biznes”, ku marrin pjesë edhe shumë të rinj nga Kosova me idetë e tyre, dhe ku fituesi mbështetet financiarisht dhe jo vetëm nga kompania. Ky grupacion i madh kompanish shqiptare, i kushton shumë rëndësi edhe rolit të grave në Grup.

Në fakt, në këtë Grup 42% e anëtarëve të Bordit Drejtues dhe 48% e drejtuesve të lartë janë gra. Ndërkohë që në nivel Grupi në tërësi, nga të punësuarit në total, Grupi Balfin ka plot 55% gra, pra më shumë se burrat, ku vetëm shoqëria më e re e Grupit, Tirana Bank, 75% të totalit të punonjësve i ka gra.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë tre viteve të fundit dhe kompania ka shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë në Shqipëri. Nën kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit zotëri Samir Mane, janë të shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t’i ndryshojë për mirë.

Kompania po mbështet dhjetëra familje që përballen me vështirësi në punësim, shkollim apo asistencë mjekësore nëpërmjet shoqatave dhe organizatave të ndryshme.

Grupi Balfin është Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajonin e Ballkanit, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës me Fashion Group Albania dhe atë minerare me AlbChrome. Në Kosovë Grupi Balfin zotëron kompani si Neëco Ferronikeli, Jumbo dhe Neptun.

Balfin është i pranishëm edhe në tregun e Bashkimit Evropian me investime të ndryshme, në shtete si Austria dhe Holanda.

Artikull i sponzorizuar