Site icon Telegrafi

“Komisioni i Maqedonisë dhe Greqisë do të filloj punën pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në të dyja vendet”

Komiteti ekspertëve të Maqedonisë dhe Greqisë nuk mund të fillojë punën para ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në të dyja vendet dhe kjo mund të ndodhë në muajin mars. Këtë e njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekspertët e angazhuar në Komitetin e Përbashkët Ndërdisiplinor e formojnë Maqedonia dhe Greqia dhe anëtarë e palës së Maqedonisë janë profesorë universitar.

“Marrëveshja përcakton se në cilat fusha komisionet do të punojnë. Qëllimi është që të eliminohen të gjitha ato gjëra që shkaktojnë irredentizëm ose janë në kundërshtim me dëshirën për të ndërtuar miqësinë, njohjen reciproke, pranimin. Qëllimi është që përmes komisioneve të ekspertëve të nxjerrim argumentet e të dyja palëve”, tha kryeministri në përgjigjen e pyetjeve të deputetëve./Telegrafi/

Exit mobile version