Site icon Telegrafi

Komisioni Hetimor do të thërrasë Presidentin Meta të dëshmojë më 6 shtator

​Komisioni Hetimor Parlamentar i cili synon shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për shkelje të rëndë të Kushtetutës zhvillon sot mbledhjen e tij të parë për këtë sesion parlamentar.

Në rendin e ditës parashikohet miratimi i procesverbalit të datë 15 korrik 2019 dhe i planit Hetimor të Komisionit.

Rendi i ditës së Komisionit përfshin shkeljet e pretenduara nga ana e Presidentit Meta.

Mbledhja e sotme është formale, me një rend të thjeshtë. Ky Komision ka afat deri në muajin tetor, për të dalë në konkluzionet nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga tha se presidenti do të thirret më 6 shtator, për të dhënë sqarimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version