LAJMI I FUNDIT:

Kombet e Bashkuara: Ekonomia botërore do të ketë rimëkëmbje të ngadaltë

Kombet e Bashkuara: Ekonomia botërore do të ketë rimëkëmbje të ngadaltë
Foto: Ilustrim
-->

Ekonomia botërore pritet të bjerë deri 9 për qind gjatë vitit 2020, pavarësisht shenjave të rimëkëmbjes së ngadaltë.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, asnjë rajon nuk u kursye nga rënia e vlerësuar me 19 për qind me bazë vjetore e tregtisë në tremujorin e dytë.

Tregtia është rimëkëmbur disi në tremujorin e tretë, ku pritej 4.5 për qind më pak se në të njëjtën periudhë një vit më parë, përcjell Telegrafi.

Sipas OKB-së, tregtia në pajisjet zyrave dhe furnizimeve mjekësore është rritur në tremujorin e tretë, ndërkohë që në sektorët e makinave dhe energjisë ka pasur rënie. Nëse pandemia COVID-19 rikthehet fortë në muajt e ardhshëm, do të krijonte një mjedis të përkeqësuar për politikëbërësit dhe një rritje të kufizimeve tregtare.

“Në total, niveli i eksporteve kineze për 9-muajt e para të 2020 është i krahasueshëm me atë të të njëjtës periudhë një vit më parë”, thekson OKB.

Më herët gjatë muajit, Organizata Botërore e Tregtisë rriti projeksionet e tregtisë në mallra, për shkak të përmirësimit të perspektivës që prej muaji qershor, duke dhënë një parashikim prej 9.2 për qind për këtë vit. /Telegrafi/