LAJMI I FUNDIT:

Komandanti iu jep dhuratat e Krishtlindjes ushtarëve zviceran në Kosovë

Komandanti iu jep dhuratat e Krishtlindjes ushtarëve zviceran në Kosovë

Komandanti i Forcave të Armatosura të Zvicrës, gjenerali André Blattmann ka qëndruar për dy ditë në Kosovë për të vizituar ushtarët e vendit të tij që shërbejnë në Swisscoy, në kuadër të KFOR-it. Me këtë rast ai u ka ndarë personalisht dhuratat e krishtlindjeve 215 ushtarëve të rinj.

“Falë juve njerëzit këtu mund t`i festojnë në paqe e qetësi kërshëndellat”, ka thënë Blattmann, duke lavdëruar angazhimin e tyre në Kosovë. Ushtarët kanë marrë si dhuratë nga komandanti i tyre nga një brisk xhepi dhe nga një çokollatë.

Në një intervistë të zgjeruar që ka dhënë për gazetën “Die Nordostschëeiz”, Blattmann ka shfaqur nevojën që trupat e Zvicrës të vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë edhe pas përfundimit të afatit që ka caktuar parlamenti zviceran, i cili përfundon në fund të vitit 2014.


“Ne të gjithë kemi interes që të mos kemi një valë të re refugjatësh nga Kosova në Zvicër. Ajo që ndodh në Kosovë ka ndikim të drejtpërdrejtë në Zvicër”, ka thënë Blattmann. Ai po ashtu ka theksuar se gjendja në Kosovë është kryesisht e qetë por e ndjeshme. “Mjafton një shkëndijë për të shpërthyer”, ka thënë ai, transmeton Albinfo.

Largimi i forcave ndërkombëtare do të thotë plasje e sërishme e konflikteve. Janë disa regjione, sidomos veriu i Kosovës, ku gjendja është vazhdimisht e tensionuar, ka shtuar njeriu numër një i ushtrisë së Zvicrës.

Blattmann ka qëndruar dy ditë në Kosovë ndërsa rrugës së kthimit ai ka ndaluar edhe në Sarajevë, për të vizituar 26 ushtarët zviceranë të stacionuar atje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori