Përfaqësuesja e Kosovës e ka pranuar një lajm shumë të keq para ndeshjes eliminatore me Bullgarinë.
Në kuadër të eliminatoreve të kampionatin evropian 2020, Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e parë do ta luaj kundër kombëtares së Bullgarisë.
Për këtë ndeshje, për fat të keq, trajneri Bernard Challandes nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Benjamin Kolollit.
Këtë lajm e ka konfirmuar doktori i ekipit përfaqësues të Kosovës, Murat Berisha, i cili ka njoftuar për gjendjen e lojtarit.
“Sot është bërë rezonanca magnetike dhe kemi dal në përfundim që Kololli nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Bullgarisë”, ka thënë Berisha për ‘Gazeta Olle’.
Kololli ka qenë ndër lojtarët kyç në formacionin e Challandes në garat e Ligës së Kombeve, ku kishte shënuar dhe asistuar disa herë për Kosovën.
Leart Paqarada pritet të jetë lojtari që do të mbulojë hapësirat e lëna nga ylli i Zurich. /Telegrafi/