LAJMI I FUNDIT:

KOK-u reagon për ndalimin e karateistëve që të luftojnë me simbole shtetërore: EKF-ja u dorëzua përballë autoriteteve të Qipros

KOK-u reagon për ndalimin e karateistëve që të luftojnë me simbole shtetërore: EKF-ja u dorëzua përballë autoriteteve të Qipros

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pasi karateistët kosovarë nuk u lejuan të garojnë të barabartë në Kampionatin Evropian për të rinj në Qipro.

Karateistët e Kosovës u kushtëzuan që të garojnë pa simbole, por kjo nuk u pranua nga Federata e Karatesë së Kosovës, që kështu karateistët mbetën jashtë garës.


Vendimin për të mos lejuar simbolet e Kosovës e mori Qeveria e Qipros, por ky vendim u pranua nga Federata Evropiane e Karatesë.

KOK ka reaguar për këtë gjë, duke shkruar se përgëzon vendimin e Federatës së Karatesë së Kosovës dhe komplet ekspeditës, që vendosi të bojkotojë kampionatin.

“Është për keqardhje gjesti i sotëm i qeverisë së Qipros, e cila nuk lejoi karateistët tanë të garojnë të barabartë në Kampionatin Evropian për kadetë, juniorë dhe U-21, që nisi sot në Larnaca”.

“Edhe më keq është kur ndaj këtij vendimi nuk mori masa Federata Evropiane e Karatesë (EKF), e cila u dorëzua përballë autoriteteve vendase. Sidoqoftë, KOK përgëzon vendimin e Federatës së Karatesë së Kosovës dhe komplet ekspeditës, që vendosi të bojkotojë kampionatin, duke mos lejuar të diskriminohen dhe të garojnë pa simbolet shtetërore, ashtu siç kërkuan qipriotët”.

“KOK do të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj këtij vendimi diskriminues, i cili është kryekëput politikë dhe që nuk ka të bëjë me sportin”, shkruhet në reagimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

NBA

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

La Liga
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Kalo në kategori