Please enter at least 3 characters.

Klubi i karatesë “Arena” nga Peja nuk ka të ndalur me suksese

Klubi i karatesē “Arena” nga Peja mori pjesë në turneun memorial tradicional pēr nder të heroit "Mustafē Blakaj” i cili u mbajt në Istog. 

 Në këtë turne masovik morrën pjesë gjithsej 52 klube nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Turqia dhe Kosova.

 Garuesit e klubit Arena nga Peja shkëlqyen me paraqitjet  e tyre duke u stolisur me gjithsej 10 medalje nga të cilat: tri medalje të arta, tri medalje të argjendta, dhe katër medalje të bronzta.

 Në këtë turne po ashtu me shumë autoritet ndau drejtësinë trajneri i këtij klubi njëherësh gjyqtari, Bajram Desku.

 Këto suksese te vazhdueshme janë dëshmi e seriozitetit, përkushtimit e punës profesionale që bëhen në klubin e karatesë “Arena”./Telegrafi/