Mbrojtësi i majtë francez Arthur Masuaku, që aktivizohet tek kampionët e Greqisë, Olympiakos, po kërkohet me ngulm nga Inter, Roma dhe Genoa.

21-vjeçari u transferua tek grekët një vit më parë nga skuadra modeste franceze, Valencienes për rreth 500 mijë euro, ndërsa vlera e tij tani është mbi 10 herë më e madhe.


Roma dhe Genoa kanë bërë ofertat e tyre zyrtare, ku kryeqytetasit kanë ofruar gjashtë milionë ndërsa Genoa tetë sosh.

Agjenti i lojtarit ka konfirmuar se Masuaku do të largohet për një ekip që luan në Ligën e Kampionëve, ndërsa Olympiakos për të kërkon rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app