LAJMI I FUNDIT:

Klubet e Ligës Premier mund të zhvillojnë ndeshje miqësore para rifillimit të sezonit

Klubet e Ligës Premier mund të zhvillojnë ndeshje miqësore para rifillimit të sezonit
(Foto: Christopher Furlong/Getty Images/Guliver)

Klubeve të Ligës Premier iu është dhënë leja që të zhvillojnë ndeshje miqësore para rifillimit të sezonit që do të ndodhë më 17 qershor.

Sipas The Telegraph, megjithatë klubet do të duhet t’i zbatojnë një sërë udhëzimesh strikte.


Një prej tyre është mungesa e gjyqtarëve, ndërsa drejtësinë do ta ndajë stafi trajnues, ndërsa nuk u lejohet udhëtimi për më shumë se 90 minuta. Po ashtu, lojtarët duhet të udhëtojnë për ndeshje me veturat e tyre.

Miqësoret do të zhvillohen ose në stadiumet e klubeve ose në fushën stërvitore, ku do të bëhet një ekzaminim i plotë i rrezikut para fillimit.

(Foto: Christopher Furlong/Getty Images/GUliver)

Po ashtu, secili lojtar i përfshirë duhet të ketë dalë negativ në testet e fundit të realizuara.

Ky vendim do t’u shërbejë shumë skuadrave për t’u përgatitur sa më mirë para rinisjes së sezonit që u ndërpre në muajin mars si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Dy ndeshjet e para të rifillimit të sezonit 2019/2020 në Ligën Premier zhvillohen ndërmjet Manchester City dhe Arsenalit, dhe Sheffield Unitedit më Aston Villan më 17 qershor. Pastaj, në fundjavën e 20 qershorit, zhvillohet xhiroja e plotë e kampionatit anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori