LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Solskjaer do të mbetet trajner i Unitedit edhe në sezonin e ardhshëm

Klopp: Solskjaer do të mbetet trajner i Unitedit edhe në sezonin e ardhshëm

Jurgen Klopp thotë se Ole Gunnar Solskjaer do të jetë menaxheri i Manchester Unitedit edhe në sezonin e ardhshëm.

Gjermani këmbëngul se norvegjezi e meriton të bëhet menaxher i përhershëm i Djajve të Kuq dhe beson se strategu do të mbetet ende trajner i Unitedit.


Kjo e fundit do të jetë nikoqir para shikuesve të vetë në Old Trafford i skuadrës së Liverpoolit.

“Chelsea nuk ishte aq i keq [kundër United], por United shënoi në momentin e duhur. Ata janë plot besim për shkak të mënyrës se si po shkojnë në këto momente”.

Të gjitha lajmet rreth Unitedit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Unitedit

“Ne do të shkojmë dhe do të jemi sa më të përgatitur që të përpiqemi të marrim një rezultat, por ju nuk e dini kurrë. Do të jetë e hapur deri në përfundim”.

“Ai ka cilësi dhe kishte fat në momentin e duhur, tani është përgjegjës. Nuk kam dyshim për këtë – ai do të jetë menaxher edhe në sezonin e ardhshëm. Kjo është e qartë”.

Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

“A mund të imagjinoni situatën ku ata sjellin në një menaxher të ri? Ai e meriton 100 për qind”, pohoi Klopp.

Ndryshe, The Reds dhe Djajtë e Kuq do të takohen gjatë ditës së diele në qytetin e Maçesterit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori