LAJMI I FUNDIT:

Klinika Amerikane sjell në Kosovë gjinekologun me renome Dr. Çağcıl Yetim

Klinika Amerikane sjell në Kosovë gjinekologun me renome Dr. Çağcıl Yetim

Klinika Amerikane  vazhdon punën drejt përmbushjes së synimeve të saj, duke u kompletuar në çdo aspekt.

Para pak kohësh Klinika humbi themeluesin e saj Dr. Behar Kusarin, e themi pa modesti ekspertin më madh në Ballkan në fushën e asistimit të reprodukuar mjekësor (ART).


Por, jemi shumë me fat kur e dimë se personeli i klinikës (mjekët, motrat, stafi teknik dhe administrativ) trashëgoi përvojën, qasjen ndaj pacientit dhe metodologjinë e punës së Dr. Beharit.

Njoftojmë të gjithë pacientët dhe opinionin se Klinika Amerikane do të vazhdojë të ofroj standarde të larta të mjekësisë në Kosovë dhe rajon, sidomos në fushën  e gjinekologjisë dhe veçanërisht të ART-së.

Klinika është krenare të njoftoj se nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me një nga ekspertët  më të njohur në botë Assoc. Prof. Dr. Çağcıl Yetim, i cili do të jetë edhe udhëheqës i ekipit.

Dr. Yetim, është emër i njohur në botë në fushën  e ART-së dhe me një biografi shkencore shumë të pasur. Ai njihet edhe si mjeku që solli në jetë beben 7 kilogramëshe, si bebja me peshën më të madhe në Turqi.

Drejtori ekzekutiv i Klinikës Amerikane, z. Vullnet Kusari, konfirmon se janë duke punuar me një përkushtim të madh, në mënyrë që atë që e solli deri këtu Dr. Behari ta vazhdojnë tutje sa më të sigurt dhe profesionalisht të kompletuar.

“Emri i klinikës ka arritur këtë nivel falë udhëheqjes e punës së palodhshme të Dr Beharit, të cilit i jemi mirënjohës që edhe pse ai tanimë nuk është në mesin tonë, na la emrin dhe shprehinë e mirë të punës. Përveç kësaj Dr. Behari ishte edhe një humanist i madh i cili ndihmoi shumë pacientë, kjo edhe e bëri që klinika të marr epitetin e merituar, si një vend shprese për të gjithë prindërit që të përjetojnë  ndjenjën e të pasurit fëmijë. Me ardhjen edhe të Assoc. prof. Dr. Çağcıl Yetim, ne do të jemi shumë më të kompletuar”, u shpreh z. Kusari.

Kusari, konfirmon se Assoc. Prof. Dr. Çağcıl Yetim, do të jetë udhëheqës i epikës në Klinikën Amerikane dhe njofton se risitë nuk do të ndalen këtu, ngase do të ketë edhe prurje të ndryshime të tjera por kjo i mbetet kohës.

Biografia e Assoc. Prof. Dr. Çağcıl Yetim

Dr. Yetim ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetit e Stambollit Marmara, ndërsa ka specializuar për obstetrikë dhe gjinekologji në Universitetin Mustafa Kemal, Departamenti i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.

Më pas, Assoc. Prof. Dr. Yetim përfundoi specializimin e Endokrinologjisë Riprodhuese, Infertilitetit  dhe asistimit të reprodukuar mjekësor (ART) në Departamentin e Endokrinologjisë Riprodhuese/Infertilitet në Akademinë Ushtarake Mjekësore Gülhara në Ankara/Turqi. Ai gjithashtu ka qenë në Universitetin e Miamit në Departamentin e Endokrinologjisë Riprodhuese/Infertilitetit Miami/SHBA, ku punoi për një kohë.

Assoc. prof. Dr. Yetim ka marrë pjesë në programe të ndryshme televizive, takime dhe intervista për trajtimet e infertilitetit. Dr. Yetim ka shumë punime shkencore dhe botime në shumë artikuj kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu, ai ka marrë Çmimin e Parë me hulumtimin: “Krahasimi i gjetjeve të pap testit të qafës së mitrës dhe biopsisë të pacientëve të trajtuar me LEEP” IV. Kongresi citopatologjik, Qendra e Kulturës dhe Konventës së Universitetit Hacettepe, 26-29 mars 2009.

Përvoja e punës pasuniversitare e Assoc. Prof. Dr. Yetim, është: Spitali Shtetëror Kütahya Emet, Kütahya/Turqi; Spitali Shtetëror Kirikhan, Hatay/Turqi; Endokrinologjia riprodhuese/Departamenti i Infertilitetit në Akademinë Ushtarake Mjekësore Gülhara, Ankara/Turqi; Spitali Special Iskenderun Palmiye, Hatay/Turqi; themelues i njësisë IVF në Iskenderun Özel Palmiye Hastanesi, Qendra Speciale e IVF, Mersin/Turqi; Spitali Universitar Biruni në Stamboll/Turqi; dhe Spitali Parku Mjekësor Bahçelievler, Stamboll/Turqi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori