Site icon Telegrafi

Kleofina thotë se do t’i bëj krenarë shqiptarët në Miss Franca (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Kleofina, pritet që të përfaqësojë krahninën e Provences në Miss Franca 2018, ashtu sikurse edhe të gjithë shqiptarët.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram, ku ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, teksa përkrahësit i cilëson si burimin më të madh të motivimit që prej se mori kurorën e me të mirës së Provences, krahniës me 5 milionë banorë në jug-lindje të Francës.

Kleofina Pnishi ka kohë që po bëhet gati me regjim strikt për Miss Franca 2018 ku konsiderohet edhe favorite për të fituar. Kjo ngjarje mbahet më 16 dhjetor të këtij viti.

Bukuroshja nga Gjakova ka realizuar së fundmi një sesion teksa është në përgatitje të paraqitjes së saj të madhe. Ajo në një intervistë për Telegrafin kohë më parë rrëfeu për jetën e saj.

Kleofina konfirmoi se ajo është krenare që është shqiptare dhe se vjen shpesh në Kosovë. Një sukses i mundshëm i saj do t’i dedikohej publikut shqiptar.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Talenti i saj i madh sidoqoftë është aktrimi, ku ajo ka marrë pjesë edhe në projekte të ndryshme filmike në Francë.

Kleofina ka fascinuar adhuruesit e saj sidomos në Francë me sharmin dhe elegancën. Secili sesion i saj ka rrëmbyer vëmendjen e medieve franceze, teksa në mediat shqiptare është Telegrafi që siguroi një intervistë të saj ekskluzive kohë më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version