Anësori i Lazios, Pedro Rodriguez, ka realizuar gol të bukur në ndeshjen e Serie A kundër Hellas Veronas.
Bianconcelestët janë mysafirë të Veronas në ndeshjen e javës së 21-të në kampionatin italian.
Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë me një gol të shënuar nga spanjolli 35 vjeçar.
https://twitter.com/samirsynthesis/status/1622662311428120577
Ish-futbollisti i Chelseat, Romës dhe Barcelonës pranoi një top nga Danilo Cataldi në zonë, u rrotullua, goditi dhe topi u ndal në rrjetë (45’).
Në çastin e rrotullimit, ai nuk kishte mundësi ta shihte portën, por futbollisti veteran mund ta ndjente se ku ndodhej.
Ky ishte goli i pestë i sezonit për Pedron së bashku me pesë asistime të dhuruara në 26 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/
PEDRO WHAT A GOAL AGAINST VERONA! LAZIO 1-0!!! pic.twitter.com/SEnNilNjeB
— Pedro Xtra (@PedroXtra_) February 6, 2023