Kjo quhet besnikëri, Reus: Çmenduri ta lë Dortmundin për Realin dhe Barçën

Ylli gjerman, Marco Reus, ka folur për të ardhmen e tij duke konfirmuar edhe njëherë dashurinë që ka për klubin e Dortmundit si dhe qëndrimin në ‘Signal Iduna Park’.
Për anësorin gjerman Dortmundi është primare para skuadrave të mëdha si Real Madrid apo Barcelona.
“Mendoj se tek Dortmundi jam shumë herë më mirë se tek Reali apo Barcelona. Jam i aftë të jam gjithçka për klubin tim dhe këtu kam shumë miq, ndaj do të ishte marrëzi të hiqja dorë nga gjithçka”.
“I falënderoj të gjitha klubet evropiane që interesohen për mua, duke m’i rritur vlerat, por dua të bëj të ditur se nuk mendoj aspak ta braktis Dortmundin”, ka deklaruar Reus për ‘Sports Total’. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































