LAJMI I FUNDIT:

Kjo orë “e çuditshme” përcjell perfomancën tuaj në shtrat!

Kjo orë “e çuditshme” përcjell perfomancën tuaj në shtrat!

Kompania spanjolle që merret me prodhimin e telefonave të zgjuar, ka punuar një orë dore që përcjell gjithçka që ndodhë poshtë çarçafëve.

“Geeksphone” më parë ka punuar për Blackberry dhe ka krijuar pjesën e fortë të telefonit të parë të Firefox.

Kësaj radhe, kompania është duke punuar në një pajisje tjetër, e cila do të vendoset në dorë, ndërsa synim kryesor e ka përcjelljen e efektshmërisë së marrëdhënies seksuale.


Ora “Geeksme”, që është e punuar nga alumini, do të llogaris kohëzgjatjen dhe gjumin, transmeton Telegrafi.

Përmes të ashtuquajturave “shenja ekologjike”, kjo orë do të monitorojë performancën tuaj seksuale – që në fakt është pjesë e “mënyrës së shëndetshme të jetës”.

Matësi seksual do të tregojë edhe sa kalori keni shpenzuar dhe sa keni qëndruar, gjë që është vendimtare në ankesat dhe kritikat.

Madje, edhe të huajt mund të shohin rezultatet përmes opsionit “ndajë dhe luajë” që lejon mbajtësin e orës të shpërndaj arritjet dhe të sfidojë miqtë të bëjnë më shumë.

E, kush ka thënë se romanca ka vdekur? /Telegrafi/