Site icon Telegrafi

Kjo është vlera e pasurisë së Kadri Veselit (Dokument)

Zyrtarët e lartë publik tashmë kanë bërë publike deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Në mesin e zyrtarëve të cilët kanë deklaruar pasurinë është edhe kryetari i PDK-së njëherësh edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës në largim, Kadri Veseli.

Në formularët e deklarimit të pasurisë në AKK, Veseli ka deklaruar dy banesa në vlerë të 222 mijë euro ku njëra është në pronësi të bashkëshortes së tij Violetës.

Po ashtu në deklarimin e tij të pasurisë figuron edhe një shtëpi, tokë-mal, dhe një veturë Jeep që kap vlerën 16 mijë euro.

Nga Kuvendi i Kosovës, Veseli ka të hyra vjetore rreth 36 mijë euro, ndërsa hyrat e bashkëshortes janë rreth 19 mijë euro.

Para të gatshme të kursyera në institucionet financiare, Veseli dhe bashkëshortja e tij kanë mbi 70 mijë euro të kursyera. Listën e plotë të pasurisë së Kadri Veselit mund ta shihni KËTU./Telegrafi/

Exit mobile version