“Pas krizës së vazhdueshme që pas luftës dhe së fundmi mbetjes pa Kryesi, Klubi rrezikon të ndërpret aktivitetin e tij 90 vjeçar. Të mërkurën është ndeshja e radhës, ku do të ketë edhe bileta 10 euro për ata që kanë mundësi ta japin kontributin e tyre klubit Emblemë të Qytetit deri në zgjedhjen e një kryesie të mirëfilltë, të qëndrueshme, me plane konkrete në organizimin e Klubit.
E dimë që ka mjaftë dashamirës të cilët duhet afruar dhe bindur për të besuar që parat e tyre do të shkojnë në vendin e duhur për kapërcimin e fazës emergjente. Ju ftojë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për blerjen e biletave, duke filluar nga unë si ish futbollist dhe institucion, ku të gjithë emrat e kontribuuesve do të bëhen publik dhe transparent. Vëllaznimi ka nevojë për përkrahje sikurse përkrahet Kombëtarja në çdo ndeshje”, ka shkruar Ferizi në Facebook.