Pas vërshimeve të mbrëmshme ku humbën jetën 21 njerëz tani përsëri ka filluar të bjerë shi dhe ka bubullima të shoqëruara dhe me vetëtima, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për momentin më të rrezikuara nga shiu janë qytetet në veri të vendit, më saktësisht në rajonin e rrafshit të Katllanovës.
Siç shihet edhe në fotografi reshjet janë të fokusuara edhe mbi Shkup.
Autoritetet janë vënë nën alarm dhe kanë paralajmëruar gatishmëri./Telegrafi/