Ushtari i Gardës Nacionale të Ukrainës vrau pesë roja në fabrikën e municionit në Ukrainë, dhe deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi vdekjeprurës.
Megjithatë nuk kaluan shumë minuta dhe ai është arrestuar nga policia ukrainase. Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në Dniepër në fabrikën e municionit, në kohën kur po u ndaheshin armët rojave, transmeton Telegrafi.
Policia ka njoftuar se në mesin e të plagosurve janë katër ushtarë dhe një grua. Sipas tyre, sulmuesi kishte me vete një pushkë automatike kallashnikov dhe 200 fishekë.
Por, ajo çfarë akoma mbetet enigmë është motivi i sulmit. E ekipet e hetimit kanë njoftuar se ushtari Artern Ryabchuk që kreu sulmin ka lindur në vitin 2001.
Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se sulmuesit nuk ishte nën mbikëqyrje pasi nuk kishte shfaqur shenja se mund të ketë probleme psikike. Kishte shërbyer për tre muaj. /Telegrafi/