LAJMI I FUNDIT:

Kina shpall dëshmor Li Wenliang, njeriun që nga të parët dha alarmin për përhapjen e coronavirusit

Kina shpall dëshmor Li Wenliang, njeriun që nga të parët dha alarmin për përhapjen e coronavirusit

Katërmbëdhjetë punëtorë të vijës së parë në Provincën Hubei të Kinës Qendrore, përfshirë doktorin e “që dha alarmin” Li Wenliang, u identifikuan si martirë të enjten për sakrifikimin e jetës së tyre në luftën kundër coronavirusit.

Sipas Globaltimes, përcjell Telegrafi, grupi i parë i të nderuarve ishte prej 12 mjekëve, një oficer policie dhe një punonjësi të komunitetit që luftoi në vijën e parë.

Sipas listës, tetë dëshmorë ishin anëtarë të Partisë Komuniste të Kinës. Heroi më i vjetër ishte 73 vjeç ndërsa i riu ishte 30 vjeç.
Li Wenliang, 34 vjeç, ishte një nga tetë njerëzit që dha “alarmin” duke paralajmëruar mjekët e tjerë për shpërthimin e coronavirusit, por u qortua nga policia lokale.

Ai vdiq në 7 shkurt pasi kontraktoi COVID-19.

Dëshmorët e tjerë përfshijnë Jiang Xueqing, kolegu i Li nga Spitali Qendror Wuhan i cili vdiq nga coronavirusi më 1 mars, dhe Liu Zhiming, ish drejtori i Spitalit Wuchang i cili ndërroi jetë në 18 shkurt për shkak të COVID-19. Liu ishte drejtori i parë i spitalit që vdiq nga virusi.

Ndryshe, përhapja e coronavirusit është urgjenca më e keqe e shëndetit publik që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në 1949.

Ajo shfaqi përhapjen më të shpejtë, zgjerimin më të madh dhe ishte më e vështira për tu kontrolluar.

“Dëshmori” është titulli më i lartë i nderuar i dhënë nga Partia Komuniste e Kinës dhe vendit për qytetarët e saj që vdiqën me guxim në shërbim të vendit, shoqërisë dhe popullit.

Grupi i parë i dëshmorëve iu dha mjekëve, oficerëve të policisë dhe punonjësve të komunitetit që luftuan në vijën e parë.

Më 5 mars, Komisioni Kombëtar i Shëndetit, Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurisë Sociale dhe Administrata Shtetërore e Mjekësisë Tradicionale Kineze kanë vendosur të nderojnë 472 individë të shquar dhe 113 grupe që luftuan coronavirusin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori