LAJMI I FUNDIT:

Kina raportoi sot për herë të parë zero vdekje nga coronavirusi

Kina raportoi sot për herë të parë zero vdekje nga coronavirusi

Kina ka raportuar të martën zero vdekje nga coronavirusi i ri, për herë të parë që prej nisjes së publikimit të shifrave në janar.

Qeveria kineze thotë se masat e izolimit po funksionojnë duke ndaluar shpërndarjen e sëmundjes.


Më shumë se 1.3 milion njerëz në botë janë prekur prej saj ndërsa të paktën 74,744 kanë vdekur sipas shifrave të analistëve Johns Hopkins.

Në fund të muajit të shkuar nisi zbutja e kufizimeve në ish-epiqendrën Vuhan, i cili ka qenë të paktën dy muaj në bllokim të plotë nga virusi.

Komisioni kombëtar kinez njoftoi sot 32 raste të reja, në rënie nga 39 të raportuara të hënën.

Qeveritë perëndimore kanë akuzuar Pekinin për raportime më të ulëta se realja.

Vetëm nesër Wuhan do të lejojë daljen e njerëzve nga qyteti për herë të parë prej janarit.

Ata që marrin kodin “e gjelbër” në aplikacionin e tyre do të lejohen të dalin nga qyteti, sipas zyrtarëve.

Qytetarët në zonat rezidenciale deri tani janë lejuar të dalin nga banesat për vetëm dy orë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori