LAJMI I FUNDIT:

Kina ndalon gjithçka në nderim të mbi 3,000 viktimave të coronavirusit, tre minuta heshtje edhe për mjekët që po konsiderohen si martirë

Kina ndalon gjithçka në nderim të mbi 3,000 viktimave të coronavirusit, tre minuta heshtje edhe për mjekët që po konsiderohen si martirë

Gjithçka ka ndaluar sot në Kinë për tre minuta heshtje, në nderim të mbi 3,000 viktimave të coronavirusit, si dhe mjekëve që e pësuan gjatë trajtimit të sëmurëve.

Zyrtarët shtetërorë kanë thënë se kjo ishte mundësia më e mirë, për t’i nderuar martirët që po konsiderohet si heronjtë e kësaj pandemie, që janë 16 mjekët, të cilët e pësuan derisa ishin në detyrë, transmeton Telegrafi.


Shteti më i populluar në botë, ka shënuar 3,326 vdekje nga coronavirusi, derisa raportohet se 81,639 janë të infektuar, por kjo shifër duket se është shumë më e lartë.

Në orën dhjetë, të gjithë banorët ndaluan atë që po bënin, veturat, dhe trenat ndaluan për t’ju rënë borive, së bashku me anijet që ndodheshin në breg, në kujtim të atyre që nuk jetojnë më. Derisa flamujt, janë ulur në gjysmë shtizë.

Të përulur në nderim të viktimave, shumë njerëz janë mbledhur edhe në Wuhan ku ishte edhe qendra kryesore e shpërthimit të kësaj sëmundje.

Mjekët dhe shërbyesit e spitaleve, janë mbledhur përjashta në nderë të viktimave, derisa nuk mungonin as të veshurit me uniforme speciale, që janë bërë simbol i luftimit të kësaj pandemie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori