LAJMI I FUNDIT:

Kina miraton shitjen e produkteve të mjekësisë tradicionale për të trajtuar COVID-19

Kina miraton shitjen e produkteve të mjekësisë tradicionale për të trajtuar COVID-19

Kina ka miratuar tri produkte të ilaçeve tradicionale kineze (TCM) për shitje për të ndihmuar në trajtimin e Covid-19, njoftoi të mërkurën Administrata e Qeverisë për Produktet Mjekësore.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, agjencia përdori një procedurë të posaçme miratimi për tri produktet, të cilat “ofrojnë më shumë mundësi për trajtimin Covid-19”, citohet të jetë thënë në një deklaratë.


Produktet bimore vijnë në formë të grimcuar dhe kanë origjinën e tyre në “recetat e lashta kineze”, tha deklarata.

Ato u zhvilluan nga mjetet shëruese TCM që ishin përdorur herët në pandemi dhe që “u kontrolluan nga shumë akademikë dhe ekspertë në vijën e frontit”.

Megjithatë, siguria dhe efektiviteti i tyre ende debatohet në Kinë, ku ka edhe mbështetës dhe skeptikë.

Megjithëse shumë prej mjeteve shëruese në TCM janë përdorur për qindra vjet, kritikët argumentojnë se nuk ka asnjë provë shkencore të verifikueshme për të mbështetur përfitimet e tyre të supozuara.

“Mjekësia tradicionale është një thesar i civilizimit kinez që mishëron mençurinë e kombit dhe njerëzve të tij”, kishte thënë presidenti kinez Xi Jinping, vetë një avokat i njohur i TCM në një konferencë kombëtare në tetor të vitit 2019.

Gjatë gjithë shpërthimit të pandemisë, Xi ka nxitur në mënyrë të përsëritur mjekët të trajtojnë pacientët me një “përzierje të barnave kineze dhe perëndimore”.

Madje, siç thuhet më tej, dhjetëra mijëra pacientë me Covid-19 morën ilaçe bimore krahas barnave kryesore antivirale vitin e kaluar, sipas Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori