LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian kritikohet që e konsideroi modeste festën luksoze në ishullin privat

Kim Kardashian kritikohet që e konsideroi modeste festën luksoze në ishullin privat
(Foto: Instagram/kimkardashian)

Kim Kardashian e ka festuar datëlindjen e 40-të në një ishull privat dhe nuk do të ishte problem nëse ajo nuk do ta kishte përshkruar këtë festë si një “gjë të thjeshtë”.

“Para coronavirusit, unë nuk mendoj se dikush prej nesh i vlerësonte lukset e thjeshta të tilla si udhëtimet dhe mundësinë për të kaluar kohë me miqtë dhe familjen në një mjedis të sigurt”, kishte shkruar ajo në Twitter, duke shtuar se “me përulësi e kujtova sa e privilegjuar është jeta ime”.


Dy javë pasi të gjithë kaluan testet shëndetësore dhe ishin në karantinë, ajo vendosi të befasojë miqtë dhe familjen e saj më të ngushtë duke organizuar një aheng në një ishull privat – transmeton KP.

(Foto: Instagram/kimkardashian)

Ndërsa disa ndjekës në Twitter vlerësuan sinqeritetin e saj, të tjerët e konsideruan këtë postim “të pandjeshëm”.

Përkundër situatës me COVID-19, Kim Kardashianit i organizohet një festë e veçantë nga familja në ditëlindjen e 40-të
Lexo po ashtu Përkundër situatës me COVID-19, Kim Kardashianit i organizohet një festë e veçantë nga familja në ditëlindjen e 40-të

“Është kaq groteske. Të pasurit mund të shtiren si njerëz normalë në një ishull privat. Në fakt, njerëzit normalë anulojnë Falënderimet dhe Krishtlindjet”, shkroi një përdorues i rrjetit social.

(Foto: Instagram/kimkardashian)

Muzikanti britanik Peter Frampton gjithashtu nuk la pa kritikuar yllin e famshëm televiziv.

“A jeni kaq të pashpresë sa nuk e kuptoni se kjo nuk është diçka që shumica e njerëzve do të donin të dëgjonin në mes të një pandemie? Njerëzit shkojnë në kuzhina publike, jo në ishuj privatë”, ka komentuar ai.

(Foto: Instagram/kimkardashian)

(Foto: Instagram/kimkardashian)

(Foto: Instagram/kimkardashian)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori