Ylli me famë botërore, Kim Kardashian, është një prej personazheve më të ndjekura në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, teksa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.
Së fundmi, Kim ka ndarë me ndjekësit një fotografi atraktive me të brendshme në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, aty ku numëron 161 milionë ndjekës.
38-vjeçarja këto fotografi i ka realizuar me qëllim të promovimit të linjës së të brendshmeve “Skims”.
Ylli televiziv nuk ka hezituar të vë në pah format e saj trupore, duke vazhduar ta vërtetojë se është ende në top formë përkundër viteve.
Imazhet ndër tjerash kanë marrë me mijëra pëlqime e reagime nga ndjekësit e saj.
Kim megjithëse shquhet për fizikun joshës, ajo është nëna e katër fëmijëve: North West, Saint West, Chicago West dhe Psalm West. /Telegrafi/