Kur bëhet fjalë për dhënien e dhuratave, Kim Kardashian di të surprizoj.

Themeluesja e KKW Beauty e gëzoi miken dhe ish-ndihmësen e saj Stephanie Shepherd me një surprizë të veçantë për ditëlindjen e saj të 32-të: një çantë Hermès Kelly.

Shepherd – e njohur më mirë si Steph Shep – falënderoi Kardashian për dhuratën e shtrenjtë në Instagram, duke shkruar: “Oh dhe kjo ndodhi”, së bashku me një video të saj duke hapur dhuratën e stilistit.

“Kjo është çmenduri”, bërtiti ajo ndërsa hapte çantën. “Mos qaj”, u përgjigj Kardashian, duke e përqafuar shoqen e saj.

Gjithsesi, Shepherd u përlot nga dhurata, me dikë që e udhëzoi që të “mos i binin lotët në çantë”.

“Besnikëria dhe bujaria jote për miqtë dhe familjen tënde janë të pakrahasueshme”, shkroi ajo në një postim tjetër, duke etiketuar Kim.

Ajo u punësua si asistente ekzekutive e Kardashian në vitin 2013 dhe përfundimisht u bë COO e kompanisë së Kim, Kardashian West Brands. Por, Kim ndërpreu lidhjet e biznesit me Shepherd në vitin 2018. /Telegrafi/