LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-il ka vdekur nga nervozizmi

Kim Jong-il ka vdekur nga nervozizmi

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jon-il, vdiq në tren nga pasojat e një sulmi në zemër, pasi u mërzit shumë për shkak të një dige të ndërtuar keq, në hidrocentralin nga i cili varet furnizimi me rrymë i Phenianit

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar ai ka vizituar pendën, ku për shkak të gabimeve rridhte uji. Siç shkruan një gazetë e Koresë Jugore, posa është informuar për këtë, ai ka urdhëruar inspektime dhe riparime të menjëhershme.

Një burim i paidentifikuar pohon se ai ishte aq shumë i zemëruar, sa që e kapi sulmi në zemër. Koreja e Veriut tek më 19 dhjetor 2011 ka publikuar lajmin se ai ka vdekur nga sulmi në zemër, i shkaktuar nga lodhja dhe stresi.


Përndryshe, hidroocentrali ishte një nga projektet kryesore të ish liderit të KV-së. Ndërtimi ka filluar më 2009, ndërsa Kim Jon-il i ka ndjekur punimet më 2009, 2010 dhe 2011. I biri i tij, lideri i tashëm i vendit, Kim Jong-un, ka qenë katër herë në inspektimin e ndërtimit.

Ndërtimi i hidrocentralit u përfundua në prill të këtij viti, shtatë vjet para afatit të caktuar. Por, për shkak të presionit dhe shpejtësisë së punimeve, hidrocentrali është ndërtuar keq, për çka ka shumë të çara në digë. Megjithatë, nuk janë vetëm plasaritjet problem. Sipas burimit të paidentifikuar, në pikëpyetje është tërë siguria e tërë pendës së lartë 100 metra dhe të gjatë 555 metra.

Përndryshe, shtrohet pyetja se pse tek 51 orëve jepet lajmi për vdekjen e Kim Jong-ilit. Ekspertët vlerësojnë se kështu është fshehur diçka dhe se është gënjeshtër se ai ka vdekur në tren. Sipas disa informatave, treni privat nuk e ka lënë Phenianin më 17 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori