Kili 'manita' ndaj Bolivisë (Video)

Vendasit kanë arritur një fitore të thellë duke e mposhtur me ‘manita’ 5-0 Bolivinë për ta konfirmuar kalimin në çerekfinale.
Kilianët kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes, duke shënuar golin e parë në minutën e tretë nëpërmjet Aranguiz që shënoi një gol tjetër edhe në minutën e 66-të.
Tre golat tjerë në këtë sfidë u shënuan një nga Alexis Sanchez, një nga mesfushori i Interit Gary Medel si dhe i fundit u shënua nga bolivianët në portën e vetë.
Pas kësaj fitore Kili kalon si e para në Grupin A në çerekfinale, ndërsa si e dyta shkoi Bolivia edhe përkundër humbjes. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































