Sipas pretendimeve të ushtrisë ukrainase, Kremlini ka humbur 43.550 ushtarë në luftën që e filloi në Ukrainë.

Madje sipas tyre, nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë – përkatësisht nga 24 shkurti e deri më 13 gusht, ushtria ukrainase ka arritur të vrasë 43.550 ushtarë rusë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është bërë e ditur se kanë shkatërruar 1.864 tanke dhe 4.126 mjete tjera të blinduara, që ushtria e Putinit po i përdor në Ukrainë.

Zelensky: Çdo ushtar rus që shtie mbi centralin bërthamor Zaporizhzhia, do të jetë objektiv i veçantë i ushtrisë ukrainase Zelensky: Çdo ushtar rus që shtie mbi centralin bërthamor Zaporizhzhia, do të jetë objektiv i veçantë i ushtrisë ukrainase

Në beteja të ashpra, ukrainasit i kanë shkatërruar edhe 980 sisteme artilerike të rusëve, 233 aeroplanë, 194 helikopterë, 784 dronë, 187 raketa me rreze të mesme veprimi si dhe 15 anije.

Reklama

“Humbjet më të mëdha armiku i ka pësuar në drejtim të Donetskut”, thuhet në kumtesën e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/

Reklama