Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik Kida, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në industrinë e muzikës shqiptare.
Këngëtarja, e cila këtë vit është larguar nga grupi “On Records”, është mjaft aktive me prurje të reja dhe në secilin klip vjen më e veçantë.
Krahas projekeve, ajo rrëmben vëmendje edhe në rrjetet sociale, e në atë Instagram sjellë vazhdimisht poza të reja.
E tillë shfaqet edhe në fotosesionin e ri, gjersa shfaqet në top formë dhe në plan të parë nuk ka dyshim se ka vënë këmbët atraktive.
Bukuroshja pranë këtyre fotografive ka marrë pëlqime e komente të shumta nga fansat e saj, duke e përgëzuar për dukjen joshëse.
Sa i përket projekteve muzikore, “Tela” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun është kënga e fundit e publikuar nga Kida, e cila në YouTube ka grumbulluar mbi 35 milionë klikime. /Telegrafi/