Site icon Telegrafi

“Këtu i kemi varrosur”: Policia tajlandeze rikthen vrasësit në skenën e krimit, për t’ju treguar se ku e kishin vrarë milionerin britanik dhe gruan së tij (Video)

Tre burra nga Tajlanda të cilët dyshohet se kanë vrarë milionerin anglez dhe gruan e tij, janë dërguar nga policia në vendin e krimit për t’ju treguar në detaje se ku i kishin hedhur trupat pas masakrës që e kishin kryer.

Trupat e Aland Hogg, 64-vjeç dhe gruas së tij tajlandeze Nott, 61-vjeçe, janë gjetur dje në oborrin e vilës së tyre në Phraie në pjesën veriore të Tajlandës. E gjitha u zbulua pas 6 ditëve intensive kërkim, transmeton Telegrafi.

Policia fillimisht kishte njoftuar se vëllai i Hogg, Warut Satchakit, kishte paguar tre vrasës profesionistë për t’i mbytur pasi kishte pasur një mosmarrëveshje rreth një shume të majme të parave – por detektivët sot kanë njoftuar se ai kishte pranuar se vrasjen e kishte kryer në bashkëpunim me dy persona tjerë.

Satchakit ishte nervozuar që biznesmeni Hogg kishte refuzuar t’i japë para, edhe pse shumë herë më parë i kishte dhënë. Sipas policisë, ai kishte kontaktuar një fqinj që i kishte aranzhuar një takim me vrasësit profesionist.

Por, sot që të tre vrasësit janë dërguar në skenën e krimit për t’i treguar policisë në detaje se çfarë kishte ndodhur. Të me jelekë antiplumb dhe me helmeta në kokë nga frika se dikush mund t’i sulmojë, ata i tregonin autoriteteve të rendi se kishin hapur një gropë dy metra të thellë në të cilën i kishin hedhur trupat e pajetë. /Telegrafi/

Exit mobile version