LAJMI I FUNDIT:

Këto janë shpenzimet marramendëse të ‘klanit Trump’ për vetëm një ditë (Video)

Këto janë shpenzimet marramendëse të ‘klanit Trump’ për vetëm një ditë (Video)

Trump president, po sa i kushton vallë amerikanëve. “Washingtont Post” nuk përdor këto fjalë, por i nënkupton qartazi mes rreshtave të artikullit të kushtuar banorit të ri të famshëm të Shtëpisë së Bardhë, jeta luksoze e të cilit dhe shpenzimet për shërbimet sekrete do t’i detyrojnë taksapaguesit amerikanë të mundohen shumë për t’i bërë ballë “klanit Trump”.

Makthi logjistik i mbrojtësve të presidentit kthehet në barrë gjigante për qytetarët e thjeshtë. “Shumat e shpenzuara për sigurinë e presidentit aktual amerikan janë marramendëse, – shkruan gazeta prestigjioze. – Sidomos nëse ballafaqohen me ato të përdorura për mbrojtjen e paraardhësve të tij”.


Klani është i madh në numër. Vet kreut të shtetit i pëlqen t’i kalojë fundjavat pranë detit, në Palm Beach; Melania preferon të qëndrojë në Nju Jork me të birin dhe e shmang transferimin në Shtëpinë e Bardhë; dy djemtë Eric dhe Don Jr., tani vonë ishin në Emiratet e Bashkuara Arabe për përurimin e resortit të ri të golfit “Beverly Hills” i Dubait.

Shërbimet sekrete amerikane duhet t’i sigurojnë mbrojtje maksimale çdo anëtari të familjes Trump, sigurisht me shpenzimet e taksapaguesve. Krahasuar me jetën e përmbledhur të familjes Obama, kjo e Trumpit tingëllon goxha e ekzagjeruar.

Për të garantuar sigurinë, tanimë shtesë të kullës “Trump” në Nju Jork, ku jeton Melania me Barronin, qytetit i duhet të paguajë rreth 500 mijë dollarë në ditë. Llogaria për një vit është diku te 183 milionë dollarët, transmeton TCH.

Arkat e shtetit janë rënduar me 100 mijë dollarë këtë muaj, parà të hedhura në fatura hotelesh, ku kanë qëndruar truprojat dhe punonjës të Ambasadës amerikane, të përfshirë në udhëtimin e Eric Trumpit në Uruguaj, ndërsa 10 milionë dollarë janë harxhuar deri tani vetëm me fundjavat e Trumpit president, në Florida.

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori