LAJMI I FUNDIT:

Këto janë rregullat që duhet ndjekur qytetarët që do të kthehen në Kosovë

Këto janë rregullat që duhet ndjekur qytetarët që do të kthehen në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë një sqarim për qytetarët që do të kthehen në Kosovë.

Qendra Kombëtarë për Menaxhim Kufitar bën të ditur se të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë të kryer testin për COVID-10, jo më të vjetër se 4 ditë nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim, transmeton Telegrafi.


Po ashtu, QKMK thekson se në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për 7 ditë.

Ndërsa, ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të COVID-19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.

“Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (leje qëndrim dhe kontratë qiraje, si dhe dëshmi të tjera të pranueshme). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në #RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër Republikën e Kosovës përjashtohen nga këto rregulla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori