Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni kanë ndjekur trendet botërore dhe kanë pësuar rrënie, njofton Komisioni Rregullator për Energjetikë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 62.5 denarë për litër, çmimi i EUROSUPER BS-98 është 64.5 denarë për litër. EURODIESEL do të shitet për 48 denarë për litër kurse vaji ekstar i lehtë për amvisëri do të shitet 36.5 denarë për litër.
Edhe çmimi i Mazutit do të zvogëlohet prej 1176 denarë për kilogram, dhe prej nesër do të kushtojë 25.206 denarë për kilogram. /Telegrafi/