Ai ishte mysafirë i klubit të Hajvalisë ndërkohë që në Kosovë erdhi me ndërmjetësimin e menaxherit kosovarë që punon në Gjermani, Afrim Bytyqi, i cili bashkëpunon ngushtë me trajnerin e Hajvalisë, Ismet Munishi.
Ailton u prit si mbret në Kosovë derisa e përcollë nga afër edhe ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës, Trepça ’89 – Hajvalia (2:0). Ai punon si menaxher futbollistësh kurse në Kosovë kishte ardhur me qëllim që të zbulojë ndonjë talent.
Gazetaolle.com e shfrytëzoi rastin që ta zhvillojë një bisedë më të. “Kosova qenka vend shumë i mirë. Njerëzit janë shumë të shoqërueshëm”, ka thënë për gazetaolle, Ailton.
Pas ndeshjes Trepça ’89 – Hajvalia, ‘Olle’ e pyeti se a i ka rënë ndonjë lojtarë në sy derisa Ailton në bazë të numrave i zbuloi lojtarët që pëlqeu. “Shkëlqim Pacolli (Hajvalia) ishte lojtar i mirë, por ai nuk duhet të rrëzohet shumë. Gjithashtu edhe Arbër Prekazi e Semir Zeneli (Hajvalia) kanë premisa të mira. Te ekipi i verdhë (Trepça ’89) luajti mirë Mërgim Pefqeli”, deklaroi Ailton.
Ai së bashku me menaxheri Bytyqi sot do ta përcjellin nga afër ndeshjen e Ligës së Evropës, Skënderbeu – Besiktas.