LAJMI I FUNDIT:

Këta janë fëmijët me sy delfini që shohin qartë në thellësi të detit (Foto/Video)

Këta janë fëmijët me sy delfini që shohin qartë në thellësi të detit (Foto/Video)

Fëmijët “ciganë të detit” të Azisë Juglindore, kanë aftësi të pabesueshme për të parë në mënyrë të qartë nën ujë në thellësi deri në 22 metra.

Sikurse delfinët, ata duket se janë në gjendje të shohin sende të vogla pa ndonjë vështirësi siç janë guacat nën valë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët besojnë se aftësitë e tyre nuk janë tipare gjenetike, por diçka që ndodhë duke ushtruar – dhe besojnë se çdo fëmijë mund të mësojë të ketë vizione të tilla të jashtëzakonshme.


Në vitin 1999, Anna Gislen nga Universiteti Lundit në Suedi, kishte vendosur të testojë nëse karakteristikat unike të fisit Moken ishin gjenetike.

Dhe sipas një raporti të detajuar të BBC, ajo së fundmi është kthyer tek i njëjti fis, dhe ka zbuluar se fëmijët e vegjël që ajo i kishte studiuar, tani në fund të adoleshencës, ende kanë aftësi për të parë nën ujë. /Telegrafi/