Këngëtari i njohur Nystret Muçiqi dhe bashkëshortja e tij Merita kanë qenë mjaft aktiv së fundmi në xhirimet e programeve të ndryshme për festat e fundvitit.
Ata janë të njohur për këngët e tyre në zhanrin popullor, zhanër të cilin e kultivojnë tash e një kohë të gjatë.
Por asnjëherë nuk keni patur mundësinë t’i shihni teksa këndojnë në një rrymë tjetër muzikore, megjithatë së fundmi Nystreti ka vendosur ta s’provojë veten me një kërcim nën ritmet e muzikës hip-hop.
Në një prej xhirimeve festive në sfond është lëshuar kënga “I’m in love with CoCo”, e cila e ka bërë menjëherë për të kërcyer këngëtarin duke bërë gjeste reperësh.
Në videon e publikuar nga djali i tij Albatriti në Instagram, vërehet mjaft mirë tendenca e Nystretit për të lëvruar në këtë zhanër, bashkë me kolegun e tij Mahmut Ferati. /Telegrafi/