Kështu festojnë ‘tironcit’ pas marrjes së kreut (Video)

Partizani lëshoi kreun pas humbjes 3-0 në Korçë, në një ndeshje ku e mbylli takimin me nëntë lojtarë pas daljes me të kuqe të portierit të dytë Xhika dhe mbrojtësit Arbnor Fejzullau.
Në takimin tjetër, Tirana ka mposhtur 1-0 Vllazninë dhe ka arritur të kapë kreun e vetme me 25 pikë. Goli i Bushic në pjesën e dytë ka bërë që Tirana të marrë tri pikët e radhës dhe të konfirmohet e vetme në krye të Superligës.
Lapsi.al njofton se tifozët e Tiranës që janë të dënuar të ndjekin skuadrën e tyre ishin grumbulluar në sheshin e njohur si “Xhomlliku” në kryeqytet ku kanë festuar ngjitjen në krye me fishekzjarrë dhe kore të shumta duke krijuar një spektakël të mirëfilltë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































