Fitorja e madhe e përfaqësueses tonë në futboll ka bërë që edhe festa të jetë jashtzakonisht e madhe dhe tejet e gjatë.

Deri në mëngjes si qytetarët ashtu edhe lojtarët kanë festuar për triumfin që hap rrugë drejt kualifikimit në Euro 2016.

Festë të madhe kanë pasur sigurisht edhe vet lojtarët të cilët janë parë në një klub në rrugën e Elbasanit ku për argëtimin e tyre u përkujdes Aurela Gaçe.


Lojtarë si Lorik Cana, Basha, Shala, Xhaka, enjani dhe disa të tjerë janë mbledhur për të festuar fitoren krahas atmosferës së zjarrtë.