Site icon Telegrafi

Kështu dukeshin familja Muçiqi në dasmën e djalit (Foto)

Këngëtari Albatrit Muçiqi i ka dhënë fund beqarisë së tij mbrëmë (e premte) në një aheng të madh familjar, të mbajtur në “Emerald Hotel” në Prishtinë.

Martesa e tij me Egzona Ibrahimaj ka ngjallur interesimin e fansave, të cilët kanë ndjekur nëpërmes rrjetet sociale fotografi të ndryshme nga ceremonia.

Lexo po ashtu Kështu e hedhin vallen Albatriti dhe gruaja e tij Egzona (Video)

Së fundmi, është publikuar një fotografi familjare e familjes Muçiqi, ku shihen të gjithë së bashku duke u fotografuar pranë dhëndrit dhe nuses.

Familja Muçiqi në martesën e djalit të shtëpisë, Albatritit.

Elegantë dhe vezullues dukeshin edhe prindërit e Albatriti, këngëtarët e njohur Nystret dhe Merita Muçiqi, gjersa më shkëlqyese akom dukeshin motrat e Albatritit, të cilat ishin shumë entuziaste për martesën e vëllaut. /Telegrafi/

Exit mobile version