Këshilltari i ri i Sigurisë Kombëtare amerikane i përzgjedhur nga presidenti Donald Trump, H.R. McMaster, në Uashington dhe në Moskë shihet si person me qëndrime shumë më të ashpra ndaj Rusisë se sa paraardhësi i tij, Michael Flynn.
Në një fjalim të mbajtur vitin e kaluar, McMaster ka thënë se Rusia ka arritur të aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe të ndërhyjë në Ukrainën lindore pa paguar asnjë çmim.
McMaster ka thënë se qëllimi i gjerë i Moskës është të fundos rregullin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë së Evropës së pas Luftës së Ftohtë duke e zëvendësuar atë me diçka të re që sheh me pozitivitet drejt interesave ruse.
Rusia ka përdorur “luftë hibride” në Krime dhe Ukrainën lindore, diçka që është pjesërisht politike, pjesërisht shpërndarje e informacioneve të rreme dhe pjesërisht ushtarake, ka thënë më tej ai, raporton Rel.
Derisa Kremlini nuk ka bërë ndonjë koment për përzgjedhjen e Trumpit në këtë post, një deputet rus duket se është alarmuar nga zëvendësimi i Flynnit me McMasterin.
Ligjvënësi Frants Klintsevich i ka thënë agjencisë, RIA Novosti se McMaster “është 100 për qind fajkua”, që paraqet kërcënim.
“Krahu i mbrojtjes dhe inteligjencës së Uashingtonit do të bëjnë politikë rusofobë”, ka thënë ai.
Deputeti tjetër, Viktor Ozerov ka kërkuar kujdes, megjithatë duke thënë se pavarësisht se çfarë këshille të jap McMaster Trumpit, presidenti është ai që vendos për politika.