Ka pasur demonstrata të shumta kundër luftës në Ukrainë dhe një mori personalitetesh dhe influencuesish rusë kanë treguar kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit rus.
Tani një këshilltar i Kremlinit – Andrey Kortunov, Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare Ruse (RIAC) – i tha BBC-së se “pushtimi rus i Ukrainës nuk ishte i justifikueshëm”.
Ai tha se shumë nga kolegët e tij në ministrinë e jashtme ishin gjithashtu “shumë të befasuar, të tronditur dhe madje të shkatërruar” kur panë se çfarë po ndodhte.
Vendimi për të pushtuar është marrë në Kremlin, beson ai.
“Nëse është një operacion i cili do të ketë viktima të kufizuara dhe do të konsiderohet si një sukses, popullariteti i udhëheqjes nuk do të bjerë”, tha ai.
Plani fillestar i Putinit ishte të përfundonte operacionin brenda dy javësh, tha ai.
Ndryshe, pushtimi rus është në ditën e tretë dhe tashmë janë raportuar shifrat e para të viktimave dhe dëmeve materiale. /Telegrafi/