Në seancën e mbajtur sot, Këshilli gjyqësor zgjodhi ushtruesit e detyrës, kryetar të Gjykatës themelore Shkupi 1 dhe Gjykatës së lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave, Tatjana Mihajllova është caktuar në krye të Gjykatës themelore Shkupi 1, kurse për Gjykatën e lartë është caktuar Snezhana Bajlozova.
Tatjana Mihajllova është gjykatëse e cila duhet të udhëheqë lëndën e PSP-së kundër ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Këta do të henë ushtrues detyre, ndërkaq kryetarët e rregullt do të zgjedhen pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit./Telegrafi/