Site icon Telegrafi

I kërkoi të vendosë maskë, konsumatori i nervozuar del nga dyqani për t’u rikthyer pas disa minutave – e rrah shitësin britanik

Momenti kur punonjësi i një dyqani sulmohet brutalisht nga një konsumator të cilit i kishte kërkuar të vë maskë mbrojtëse, është kapur nga kamerat e sigurisë brenda lokalit në Gateshead të Anglisë.

Burri me shami në fytyrë shihet duke u futur në dyqan dhe pa ndonjë shpjegim, e godet dy herë në fytyrë punonjësin dhe më pas largohet nga lokali sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.

Policia britanike beson se sulmi nuk ka lidhje me ndonjë plaçkitje, por me një grindje që dyshja e kishin pasur disa momente më herët, kur punonjësi i kërkoi të vë maskë sulmuesit, i cili doli nga inati dhe më pas u kthye për ta sulmuar.

E pamjet janë publikuar me qëllim që qytetarët ta shohin dhe ndihmojnë autoritetet e rendit në identifikimin e sulmuesit, që i ka shkaktuar lëndime trupore punonjësit të dyqanit. /Telegrafi/

Exit mobile version