LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet mbështetja e Këshillit të Evropës

Kërkohet mbështetja e Këshillit të Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim një delegacion të Këshillit të Evropës të përbërë nga Matjaz Gruden, zëvendësdrejtor i Kabinetit të Torbjorn Jagland, Uwe Muller, këshilltar politik në Drejtorinë për Këshilldhënie Politike, Tim Cartwright, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe Andrew Forde, zëvendësshef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka njoftuar delegacionin e Këshillit të Evropës për progresin që ka arritur Kosova në 2012 dhe për objektivat për 2013.

Hoxhaj ka theksuar se ky vit do të jetë një kapitull i rëndësishëm në integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, përmes shtimit të njohjeve dhe procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare.


Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga përfaqësuesit e Këshillit të Evropës që të mbështesin anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme evropiane.

Hoxhaj vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite zyrtare të përfaqësuesve të KE-së për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe KE-së.

“Gjatë këtyre dy vjetëve pas një pune intensive të MPJ-së kemi mbërritur që të përmirësohen relacionet ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ministri Hoxhaj ka thënë po ashtu se shumë shpejt Kosova do të aplikojë në disa organizata evropiane dhe brenda Këshillit të Evropës, që do të jetë një bazë shumë e fuqishme për një bashkëpunim afatgjatë.

“Ne kemi një koncept dhe strategji të qartë që të aplikojmë në disa institucione që janë shumë relevante pranë Këshillit të Evropës”, tha Hoxhaj.

Anëtarët e delegacionit nga Këshilli i Evropës theksuan përkushtimin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Ata folën për interesimin e KE-së në zgjerimin e aktiviteteve në fushave në të cilat Kosova ka nevojë për mbështetje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori