LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për debat rreth Speciales i kthehet Kryesisë së Kuvendit

Kërkesa për debat rreth Speciales i kthehet Kryesisë së Kuvendit

Komisioni për Legjislacion e ktheu në Kryesi të Kuvendit kërkesën e Nait Hasanit për një debat rreth Gjykatës Speciale.

Në Kuvendin e Kosovës mund të zhvillohet ditëve të ardhshme një debat për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi në Komisionin për Legjislacion u vendos që të kthehet në Kryesinë e Kuvendit kërkesa për këtë debat e iniciuar nga Nait Hasani dhe 5 deputetë të tjerë.

Kryesia e Kuvendit këtë kërkesë për debat të Hasanit dhe deputetëve nënshkrues e kishte dërguar për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion.

“Nuk është praktikë që kërkesat e tilla të procedohen në Komision për Legjislacion, por ka pasur paqartësi a po kërkohet veç debat, apo nismë legjislative për plotësim ndryshimin e këtij ligji”, tha kryetarja e Komisionit për Legjislacion Albulena Haxhiu.
Pastaj Pal Lekaj kërkoi që këtë javë të zhvillohet debat për ligjin në lidhje me Gjykatën Speciale.

“Ta procedojmë në kryesi sot që kryesia ta procedojë këtë në seancë këtë javë”, tha Pal Lekaj, gjatë mbledhjes së komisionit.

Që kërkesa t’i kthehet Kryesisë së Kuvendit e tha edhe Valdete Bajrami.

“Mendoj që kjo kërkesë duhet t’i kthehet prapa Kryesisë së Kuvendit”, tha Bajrami.

Edhe zëvendëskryetarja e komisionit Selvije Bajrami e shprehu të njëjtin mendim.

“Nuk dua të lëshohem më tepër në çështjet e rregullores, shihet se ata kërkojnë një debat parlamentar që sigurisht në fund dalin me rekomandime. Mendoj që kërkesa duhet t’i kthehet kryesisë dhe t’i rekomandohet që sipas rregullores debati parlamentar është i lejuar dhe kryesia ta procedojë në seancë’, tha Bajrami.

Anëtarët e komisionit vendosën që kërkesën për debat t’ia kthejnë kryesisë, që të vendosë pastaj rreth debatit për këtë çështje.

Më 2 mars të këtij viti në mbledhjen e Kuvendit, Nait Hasani, kishte kërkuar rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas një kërkese që kishte ardhur nga familjarë të të vrarëve gjatë luftës dhe shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së.

Por në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, kryetarja tij Albulena Haxhiu tha se çështja e Gjykatës Speciale është vendosur.

“Çështja e Gjykatës Speciale tashmë fatkeqësisht është vendosur në Kushtetutën e Kosovës dhe ne si komision nuk kemi më rol në këtë”, tha Haxhiu.

Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar u miratua në Kuvendin e Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa i hapi rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Kjo gjykatë është krijuar për të gjykuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori