Ministria e punëve të jashtme e Maqedonisë u ka dërguar një kërkesë ambasadave të huaja në vend, nga të cilat ka këruar mbështetje financiare dhe teknike për t’u përballur me pasojat e përmbytjeve, transetmon Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjencisë së lajmeve META, kjo ministri konsideron se ndihma humanitare dhe financiare në EURO, do të mundësojë ballafaqim me pasojat katastrofale afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata.
Përveç ndohmës teknike si lopata, çizme të gomës, ujë, ushqim, mjete dezinfektuese, etj, në listën e ministrisë janë gjendur edhe automjete tereni ”Defender”, skafe uji të gomës, litarë alpinistësh, kabllo vazhduese, kamionë, etj./Telegrafi/